JiL.al - Jeto i Lumtur

Përshkallëzimi i tensioneve në Lindjen e Mesme

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Komanda Qendrore e SHBA-së ka zbuluar se ka sekuestruar një sërë armësh konvencionale të avancuara me origjinë nga Irani dhe që do t’u dërgoheshin rebelëve Houthi në Jemen.about:blank

Sipas autoriteteve amerikane sekuestrimi i armatimeve ndodhi në datën 11 janar.

Ata zbuluan se ky është konfiskimi i parë i armëve vdekjeprurëse të furnizuara nga Irani për Houthi-t që kur grupi militant filloi sulmet kundër anijeve tregtare në nëntor.

Rebelët Houthi në Jemen, të cilët janë pjesë e një aleance rajonale me Iranin, kanë sulmuar anijet e lidhura me aleatët e Izraelit në Detin e Kuq duke krijuar problematika për anijet tregtare që shfrytëzojnë këtë pikë kalimi detar.

Nga ana tjetër, SHBA dhe Britania e Madhe urdhëruan sulme me raketa ndaj objektivave të rebelëve në Jemen vetëm para pak ditësh.

Scroll to Top