Lëndohen me acid shtatë minatorë, ja si paraqitet gjendja

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Shtatë minatorë janë dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Mitrovicë, pasi kanë pësuar lëndime si pasojë e derdhjes së acidit.about:blank

Pesë nga të lënduarit janë ende në trajtim në emergjencë, ndërsa dy janë pranuar në Repartin e Oftamologjisë për trajtim të mëtejshëm.

Sipas informacioneve paraprake, personat që janë dërguar në Repartin e Oftamologjisë kanë lëndime në sy dhe janë në gjendje goxha të rëndë.

Të tjerët kanë dhembje gjoksi, probleme me frymëmarrjen, djegie të fytit për shkak të atij acidit që është derdhur në minierë.

Scroll to Top