Një 40 vjeçar nga kryeqyteti ka gjetur vdekjen pasditen e sotme në një prej hoteleve në lagjen 12 në Korçë.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në një hotel që ndodhet përgjatë njërit prej bulevardeve kryesore të qytetit.
Policia deri tani nuk ka bërë me dije emrin e 40 vjeçarit, ashtu siç nuk ka bërë me dije shkaqet e kësaj vdekje.
Mësohet se grupi hetimor është në mjediset e hotelit ku po merr në pyetje pronarët si dhe persona të tjerë për të mësuar diçka më shumë për këtë ngjarje.
Nuk dihet me qoftë se 40 vjeçari ka qenë i vetëm apo me persona të tjerë, në momentet para se të ndërronte jetë.