JiL.al - Jeto i Lumtur

Vjedhja e bankave me karta të klonuara, gazetari i njohur zbardh

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Tre rumunë janë shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare pasi është vërtetuar se kanë vjedhur disa bankomatë në Tiranë.about:blank

Gazetari Sokol Bregu i ftuar në një intervistë televizive, tregoi se 3 rumunët kanë shfrytëzuar rastin që nuk njiheshin nga policia dhe se nuk ekzistonte fytyra e tyre në databazën që autoritetet kanë.

Duke vijuar, Bregu tha se ata janë kapur nga kamerat e rrugës, dhe jo nga sistemi i bankomatit, por gabimi i tyre ishte se nuk njhnin mirë terrenin në vendin tonë dhe dixhitalizimin e qytetit.

Sipas Bregut, 3 rumunët kanë zgjedhur Shqipërinë se është një vend afër me Rumaninë dhe se mund të largoheshin më lehtë.

“Personat në fjalë pavarësisht se i shpëtuan policisë se hetimet në këto raste vonojnë nuk e kanë ditur fort mirë historinë, nuk e kanë njohur mirë terrenin në Shqipëri. Se dhe ne kemi dixhitalizim të plotë të bankave, të sistemit, të kryeqytetit. Çdo bankomat ka kamerat e veta. Kanë shfrytëzuar rastin se nuk njiheshin nga policia. Se policia ka databazë të vjedhësve se cili vepron dhe i njeh menjëherë.

Janë gjendur në vështirësi dhe prandaj ka ardhur dhe identifikimi me vonesë se e kuptuan që ishin  të huaj dhe se nuk mund të kishin një përafrim se për kë bëhej fjalë.

Gjatë kohës që policia ka kontrolluar sistemin TIMS se cilët të huaj kanë mbërritur në Shqipëri ka arritur t’i identifikojë. Kanë hyrë në mënyrë të rregullt të 3 rumunët. Kjo histori ka vite që daton.

I kanë kapur kamerat e rrugës dhe jo sistemi i  bankomatit se ata e kanë ditur se ku kanë qenë të vendosura kamerat në bankomate, e njohin mirë procesin. Kanë shfrytëzuar faktin se në Tiranë  ata nuk njihen, qoftë nga policia dhe nga klientët e bankave.

Nuk vjedhin shtetas në vendet ku shkojnë. I kanë vjedhur kartat në trena apo ambiente të tjera në vendet e BE-së dhe duke qenë se janë karta që mund të tërheqësh në shumë vende në shumë vende kanë zgjedhur Shqipërinë se është vend afër me Rumaninë dhe mund të largohen menjëherë. Në Rumani nuk është se do të arrestohen. Rumania ka probleme me krimin. Sistemin e vjedhjes Rumania e ka shumë të zgjeruar.  
Këta janë larguar dhe janë identifikuar gjatë hyrjes dhe daljes, në të kundërt nuk do identifikoheshin. Vjedhja është bërë me 7 janar dhe identifikimi ka ndodhur dje. Nuk mundesh në kohë fizike se ne nuk kemi kompjuterë me njohje fytyre. Janë disa mijëra njerëz të huaj që janë futur dhe procesi për të njohur fotot e personave që kanë kryer vjedhjen ka dashur të paktën 10 ditë. Ne nuk kemi ndikim të madh për ta. Janë goditur shtetas të huaj. Po të ishin shqiptarë do të kishim presion më të madh për hetimin.”, tha gazetari Bregu.

Scroll to Top