Dy ditë më parë një aksident fatal është rregjistruar në rrugën e Rinasit ku për pasojë gjeti vdekjen 32-vjeçari Gëzim Rizani nga Lipjani.
I riu humbi jetën në aksidentin tragjik teksa udhëtonte me një mjet tip “Skoda” kur u përplas me një kamion dhe një mjet tip “Benz” te Kthesa e Rinasit në drejtim të Fushë-Krujës.
Ka dyshime se shkak për aksidentin tragjik ku humbi jetën 32-vjeçari është bërë një parakalim i gabuar prej tij. Ai udhëtonte bashkë me 3 pasagjerë, që mbetën të plagosur nga aksidenti tragjik.
Një tjetër lajm i trishtë është bërë me dije mëngjesin e kësaj të shtune në lidhje me këtë aksident. Pas vdekjes së 32-vjeçarit, mësohet se ka humbur jetën sot në spital edhe Dardan Hoxhaj i cili udhëtonte me të.
42-vjeçari ishte njëri prej të plagosurve rëndë nga ky aksident i cili për fat të keq nuk mundi t’i bënte ballë plagëve të marra.
“Pusho i qetë në boten tjetër Dardan”,-shkruajnë familjarët e tij në rrjetet sociale në një postim ngushëllues.