Rritet përsëri çmimi i naftës, ja në sa arrin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Është rritur çmimi me pakicë i naftës në Shqipëri. Një numër biznesesh që tregtojnë me pakicë këtë produkt, kanë ndryshuar befas çmimin në tabela, duke e rritur atë.

Rritja e fundit, pas një periudhe të gjatë me çmime të fiksuara për naftën dhe benzinën duket se pasqyron tregun e këtij produkti në çmimin Plats të Mesdheut, ku orientohet çmimi shqiptar i shitjes me shumicë.

Radio Televizioni Shqiptar ka informacionin e plotë nga Shërbimi Doganor Shqiptar ku pasqyrohet çmimi ditor i zhdoganimit të naftës. Sikurse e vini re nga informacioni i posaçëm për zhdoganimin e naftës, në datën 2 janar një ton naftë është zhdoganuar me 792 USD për ton, përfshirë edhe të ashtuquajturën premio, që tregtarët e naftës e pasqyrojnë në çmimin final.

Në 18 Janar ky çmim shënon shifrën prej 843 USD/Ton, sipas bursës Platz të Mesdheut.

Kjo rritje e çmimit prej mbi 50 USD për ton është pasqyruar menjëherë në tabelat e shitjes me pakicë, edhe pse jo të gjithë blerësit me shumicë kanë importuar naftën me këto çmime në tregun e shitjes me shumicë.

Evidentohet ajo që ndodh gjithnjë në Shqipëri në rastin kur rritet çmimi në bursë dhe që nuk ndodh pothuajse ansjëherë kur ulet ky çmim.

Po ndërsa naftë në bursë është rritur monedha me të cilën blihet ky produkt, pra dollari amerika ka një tjetër treg.

Scroll to Top