Shfrytëzonte të miturën për prostitucion, zbardhet dëshmia

Editor
2 Min Read

Dervish Hasi, i akuzuar për “Trafikimit të të miturve” dhe “Pornografi” u la në burg ditën e sotme nga Gjykata e Tiranës.about:blank

Në dëshminë e siguruar ai mohon akuzat.

“Kurrë në jetën time nuk kam bërë ndonjëherë trafikim, apo porografi me gruan time (16-vjeçaren). Nëse i kam bërë atëherë jam dakord të qëndroj në burg”.

Sipas burimeve të gazetares Blerina Cene, Hasi pretendon se më herët ka bërë kërkesë në Gjykatë për autorizim për martesë me vajzën e mitur.

42-vjeçari, që punonte si mjek në spitalin “Shefqet Ndroqi” dhe që ishte praktikant i fesë myslimane, shfrytëzonte seksualisht një 16-vjeçare prej dy vitesh, duke i premtuar se do të bëhej bashkëshortja e tij e katërt.

Së bashku me tri gratë e tjera, Dervish Hasi dhe 16-vjeçarja kryenin marrëdhënie në grup.

Në celular policia i gjeti mjekut një grup, ku të pestë shkëmbenin mesazhe dhe video erotike.about:blank

Gjatë marrjes në pyetje, vajza e mitur ka deklaruar se kryente marrëdhëniet intime me dëshirë, ndërsa tri gratë e tjera të Dervish Hasit kanë refuzuar të japin shpjegime para hetuesve.

Mjeku Dervish Hasi u arrestua nga policia pas kallëzimit që bënë prindërit e 16-vjeçares, të cilët fillimisht kishin dhënë pëlqimin e tyre që vajza të bëhej gruaja e katërt e Hasit, por më pas e denoncuan.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *