Ngjarje e rëndë në Kosovë.
Raportohet se një 18-vjeçar ka vdekur sot pasi mori plagë të rënda nga goditja me veturë dhe më pas rrahjes brutale me shufra hekuri.
Familjarët e viktimës bëjnë të ditur se Lulzim Fejzullahu ishte goditur me veturë nga disa persona dhe më pas ishte rrahur për vdekje me shufra metalike.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Drenica”, në rrethana ende të paqarta plotësisht.