Ministria e Mbrojtjes përmes një njoftimi për media bën me dije se “situata e krijuar në vend nga reshjet e dendura ditën e sotme është në monitorim të vazhdueshëm të të gjitha strukturave shtetërore”.
“Grupet e punës në terren vijojnë ndërhyrjet deri në zonat më të thella për të qenë pranë çdo banori, veçanërisht në qarqet Shkodër, Dibër, Kukës, Elbasan, Korçë, ku reshjet e borës dhe shiut kanë krijuar problematika. Në aksin Elbasan-Qafë Thanë është ndaluar qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë, për shkak të reshjeve të borës”, njofton më tej Ministria e Mbrojtjes.
“Përsërsim thirrjen për të gjithë qytetarët të kufizojnë lëvizjet e panevojshme në këtë situatë dhe të kërkojnë ndihmën e strukturave vendore në rast nevoje”.