Përjashtimi i Klodian Duros, banorët sulmojnë Roza Latin

Editor
3 Min Read

Përjashtimi i ish-futbollistit të kombëtares Klodian Duro nxiti debate mes banorëve në “Big Brother VIP 3”.about:blank

Producenti Meriton Mjekiqi vuri gishtin te moderatorja Roza Lati, duke i thënë se qasja e saj “detyroi” ish-futbollistin të pohonte se ka dhunuar bashkëshorten. Në debat u përfshi edhe Fation Kuqari, kur tha se moderatorja i ka përmendur gjyqin e zhvilluar ndaj tij, nën akuzën e dhunës në familje dhe përndjekje.

Nga ana tjetër, Roza u shpreh se nuk e kishte bërë një pyetje të tillë ende, por e kishte në plan, “pasi ai gjyq u përfshi edhe në klipin prezantues”.
Roza: Çfarë i bëra Klodit mo? Po çfarë rëndësie po i jepni?

Meritoni: Nuk duhet t’ia bëje atë pyetje, nuk duhet t’i drejtoheshe në atë mënyrë!

Roza: Me çfarë qasje mo lal, se po më çudisni

Meritoni: Që ditën e parë i ngeli mendja?

Roza: Për çfarë i ngeli mendja, që i thashë si po të dukem me këtë veshje? Secili e merr si i djegabout:blank

Meritoni: Roza…

Roza: Mbase ai tipi është pak i çuditshëm dhe e mori për keq, se ti nuk ma ke marrë për keqabout:blank

Meritoni: Jo, nuk ta marr asnjëherë për keq

Roza: Kam qejf se je djalë me shije dhe do të të pyes ty dhe të gjithë të tjerët se si dukem unë me veshjen. Por unë, për çështjen e gjyqit nuk e kisha pyetur. Akoma nuk e kisha pyetur, do e bëja. E kisha gurin këtu, që do e ulja dhe do i thosha që të ka dalë te klipi i prezantimit gjyqi. Çfarë ishte ai muhabet?about:blank

Meritoni: Ia ke përmendur

Roza: Çfarë je duke folur o zemra ime se po të them që nuk e kam pyetur në asnjë moment.

Ervini: Kjo bëri rrugën, se ai e kuptoi që kjo pyeste. Nuk bëhej ajo situata

Roza: Nuk e kisha pyetur akoma. Mos e ka fjalën kur i thashë kam qejf ta bëjmë biçikletën bashkë se kam qejf të të njoh pak

Ervini: Po, edhe kjo

Roza: Pse mo, të kem frikë të kem Klodin afër ta pyes?

Fatjoni: Jo frikë, por ai e mori që do i bije te ajo gjë që ai nuk donte

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *