Dhunoi bashkëshorten dhe vjehrrën, e pëson keq 40-vjeçari

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Policia e Peqinit ka vënë në pranga një 40-vjeçar pasi dhunoi bashkëshorten e pajisur me udhër mbrojtje, si dhe nënën e kësaj të fundit.

40-vjeçari i identifikuar me inicialet F.B. u arrestua në flagrancë nga blutë pas njoftimit të marrë. Gjatë kontrollit fizik burrit i është gjetur një thikë, i cila i është sekuestruar.

“Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit F. B., 40 vjeç, banues në Peqin, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje, dhe ndaj nënës së saj, në banesën ku jetonin këto dy shtetase”,-njofton policia.

Scroll to Top