JiL.al - Jeto i Lumtur

Prej 16 vitesh nuk i kishte kthyer borxhin babait, Klarida:

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Pelivani ka ardhur në rubrikën “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, për t’u përballur me vajzën e tij, Klaridën.

Klarida bashkë me bashkëshortin e saj në atë kohë, Amat Rrapi, prenotuan një apartament në Orikum dhe meqenëse nuk kishin mundësi për të mbyllur dot vlerën me të cilën shitej banesa, iu drejtuan zotit Pelivan për ndihmë.

Ky i fundit i dha të bijës 3500 euro, të cilat i kishte plotësuar duke u marrë lekë njerëzve të tjerë që njihte. Pas 16 vitesh, Pelivani kërkon mbrapsht lekët e tij, pasi e bija ende nuk ia ka sjellë.

Nga ana tjetër, Klarida shprehet që nuk ka asnjë lekë për të larë borxhin e babit. Madje, në atë kohë, ajo kishte menduar se babi ia kishte falur paratë.

Klarida: Baba, unë po ta them, ta dëgjosh mirë, unë nuk kam lekë. Nuk kam pasur lekë që të t’i jepja dhe nuk kam lekë që ta laj atë borxhin tënd. Tani çfarë kërkon baba nga unë?

Eni Çobani: Moj ti e dije që i kishe borxh njëherë këto paratë e babit, apo s’e dije?

Klarida: Dëgjo tani, babai mua më tha: “Ta fala”.

Eni Çobani: Ky është problem tjetër. Ky është borxh zonjë, nuk të ka falur paratë babai, të ka falur ditët. Pra, për sa ditë ti nuk ia ke dhënë, që i thonë 16 vite. Tani të lutem, ti e ke ditur që babi juaj ka paguar?

Klarida: Më tha atëherë që kur t’i kesh, tani më thotë: “Më jep lekët”.

Eni Çobani: Më jep lekët, se i thonë 16 vjet.

Klarida: Unë nuk kam pasur dhe nuk kam lekë për t’i dhënë babit.

Ardit Gjebrea: Nëse babai të thotë: “M’i sill kur t’i kesh”, do të thotë që nuk është dhuratë.

Klarida: Unë e mendova sepse babi do ma bënte dhuratë në atë kohë.

Ardit Gjebrea: Në rast se një njeri bën një dhuratë, nuk thotë: “M’i jep kur t’i kesh”. /tvklan.al

Scroll to Top