Plas sherri mes të miturve në Mat dyshohet se

Editor
1 Min Read

Një plagosje me thikë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Zenisht të Burrelit. Mësohet se një adoleshent 14-vjeçar ka qëlluar me thikë një 17-vjeçar. I plagosuri është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërkohë që i mituri është shoqëtuar për në polici.about:blank

Mat Plagosi me mjet prerës (thikë) një 17-vjeçar, shërbimet e Policisë kapin dhe shoqërojnë në Komisariat autorin e dyshuar. Rreth orës 08.40, në fshatin Zenisht, Burrel pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se një shtetas i mitur 14 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin E.L., 17 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë falë veprimeve të shpejta hetimore kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin 14-vjeçarit, në Komisariat për hetime të mëtejshme. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *