U konstatuan në shkelje të kodit rrugor, vihen në pranga nga policia

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Arrestohen dy të rinj duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. 37-vjeçari me iniciale R. S, banues në Patos është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. Po ashtu i riu me iniciale S. M. 23 vjeç, teksa po drejtonte mjetin tip “Audi” në gjendje të dehur, ka përplasur një tjetër mjet tip “Fiat”.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit: -R. S., 37 vjeç, banues në Patos, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur; 

-S. M., 23 vjeç, banues në Lushnjë, pasi me automjetin tip “Audi”, që e drejtonte në gjendje të dehur, ka përplasur automjetin tip “Fiat” me drejtues shtetasin A. V., 51 vjeç, i cili është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Scroll to Top