Rusia sulmon me raketa dy qytetet ukrainase, raportohet

Editor
1 Min Read

Zyrtarët ukrainas thanë se Rusia lëshoi një breshëri raketash të martën që vranë të paktën katër persona dhe plagosën më shumë se 60 të tjerë, ndërsa dëmtuan shumë ndërtesa banimi në qytetet Kiev dhe Kharkiv.about:blank

Zyrtarët ukrainas thanë se mbrojtja ajrore e vendit rrëzoi 21 nga 41 raketat ruse.

Sulmet kishin në shënjestër kryesisht kryeqytetin, Kiev, si dhe qytetin Kharkiv në verilindje të Ukrainës.

Zoti Oleh Synehubov, guvernatori rajonal i Kharkivit, tha se tre persona u vranë dhe 42 të tjerë u plagosën.

Kryetari i bashkisë së Kharkivit, Ihor Terekhov tha se sulmet ruse dëmtuan 30 ndërtesa banimi.

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko tha se sulmet goditën disa nga periferitë e kryeqytetit, duke plagosur të paktën 20 persona.

Një person u vra gjithashtu në qytetin lindor të Pavlohradit, në rajonin e Dnipropetrovskut./VOA

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *