Makina futet brenda në kafene, raportohet për të plagosur

Editor
1 Min Read

Një aksident është regjistruar në një kafene në Torino, Itali ku një makinë përplaset me dërën e lokalit dhe përfundon duke marrë para disa klientë. Në videot e sigurisë të cilat jane publikuar nga mediat italiane duket makina e cila ka humbur kontrollin dhe thyen derën e kafenesë duke marrë para disa klientë të cilët ndodheshin pranë daljes.about:blank

Ngjarja ndodhi rreth orës 9:30 të mëngjesit me orën lokale teksa klientët po shijonin mëngjesin e tyre brenda kafenesë lokale. Shtatë persona janë dërguar në spital me lëndime të lehta, por nuk ka raportime për viktima. Sipas mediave lokale, matësi i shpejtësisë në makinë në momentin e përplasjes u bllokua në 115 km/h.

“Mund të ishte një tragjedi e vërtetë, të paktën 10 njerëz mund të kishin vdekur”, ka thënë për BBC, vajza e pronares së kafenesë, Simona Carastro. Ndërsa policia po heton ende rrethanat e aksidentit. 

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *