Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në kryeqytet.
Sipas informacioneve paraprake, një person me biçikletë është plagosur pranë qendrës së Tiranës.
Policia ka mbërritur në vendngjarje, ndërsa nuk dihet ende gjendja e personit që po drejtonte biçikletën.
Në një hetim paraprak policia dyshon se personi i dëmtuar është rrëzuar aksidentalisht nga biçikleta:
“Mëngjesin e sotëm, mbrapa Muzeut, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga biçikleta shtetasi E. Ll., 23 vjec, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet ne spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”
Në foto shikoni pamje pas këtij aksidenti.