Një 42-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në ambientet e spitalit të Traumës, në Tiranë.
Mësohet se në pranga ka rënë Agron Asllani, i cili ishte i shpallur në këkrim. Asllani u transportua ditën e djeshme drejt spitalit, për shkak se u plagos me armë zjarri, në fshatin Bru Zallë të Krujës.
42-vjeçari mori një plumb në krah, pas një sherri që pati me bashkëfshatar të tij, 52-vjeçarin Imer Kameri, për motive të dobëta. Ndërkohë, ky i fundit është ende në arrati.