Ish-kryeministri Sali Berisha u paraqit sot për herë të parë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ku u mor në pyetje në lidhje me aferën Partizani.
Pas dalje nga SPAK Berisha tha për mediat se në Prokurorinë e Posaçme kishte gjetur një atmosferë mortore dhe shtoi se nuk u kuptua se kush drejtoi më shumë pyetje, ai prokurorëve, apo anasjelltas.
Gazetari Lavdrim Lita tha në emisionin Now në Euronews Albania se sjellja agresive dhe akuzat e Berishës ndaj SPAK lidhen me faktin se ai nuk ka kontroll mbi informacionin e plotë të dosjes për të cilën akuzohet.
Sipas tij, seanca e sotme ka qene një seancë nxemje dhe ka pasur vetëm gjeneralitete për dhënien e dëshmisë paraprake nga ana e Berishës.