JiL.al - Jeto i Lumtur

Ledion Liço sqaron përjashtimin e Klodian Duros: E patolerueshme

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Moderatori i Big Brother Albania VIP 3, Ledion Liço u ka dhënë një sqarim banorëve dhe të gjithë publikut sa i përket daljes së papritur të trajnerit të futbollit, Klodian Duro, nga Shtëpia.

Moderatori theksoi se dalja e menjëhershme e Duros erdhi pas një deklarate të patolerueshme që ai kishte bërë në orët e para të së dielës, menjëherë pas përfundimit të spektaklit.

Do doja të bëja një sqarim, një sqarim që lidhet me episodin e ditës së diel. Siç e dini, brenda asaj shtëpie nuk është më Klodian Duro. Ai bëri një koment të patolerueshëm ditën e dielë dhe Big Brother pasi e shqyrtoi me vëmendje, vendosi përjashtimin e tij të menjëhershëm nga gara. E di që mund të keni shumë pyetje në lidhje me këtë, por ju them që disa prej jush, sikurse është rasti i Meritonit, e dinë shumë mirë se çfarë ka thënë Klodi tashmë. Nuk do të doja t’i kthehesha edhe njëherë deklaratës së tij, por do të doja shumë të thosha se Klodi ka bërë edhe një ‘mea culpa’ tashmë dhe është shfajësuar për atë deklaratë të patolerueshme.

Ajo është një deklaratë që nuk duhet thënë pavarësisht presionit që ka ajo shtëpi, pavarësisht nëse mund të thuhet në një kontekst ironie apo shakaje. Është diçka që nuk do të doja ta përsërisnim edhe njëherë në atë transmetim. Pavarësisht se ka bërë xhiron e rrjetit. Do doja shumë, por shumë të bënit kujdes me deklaratat tuaja brenda shtëpisë. Ju të gjithë e dini se sa me lupë shiheni nga jashtë”– tha Ledioni.

Scroll to Top