Arrestohen dy vajza nga Shqipëria, kush është biznesmeni kosovar

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Dy vajza shqiptare janë arrestuar për rrëmbimin e biznesmenin nga Gjilani, Musah Hamiti i cili rezulton i zhdukur prej 10 janarit 2024. Familjarët rapotuan zhdukjen e tij, teksa thane se kishte me vete 80 mijë franga.

Nga brenda Gjykatës mesohet se një gjykatës i procedurës paraprake ka miratuar kërkesën e Prokurorisë për të dërguar në paraburgim Silvana Dulellarin e lindur në vitin 1984 dhe Marinela Markoviç e lindur në vitin 1989.

Të dyja këto shtetase të Republikës së Shqipërisë dyshohen se janë të përfshira në rastin që po hetohet si zhdukje.

Avokatja e Markoviç, Zanita Leka-Ademi thotë se masa e paraburgimit është vendosur në shkelje të dispozitave dhe se Marinela është e afërt personit të zhdukur.about:blank

“Është e rëndësishme që të pandehurës Marinela të mos i caktohet masa e paraburgimit, pasi që ajo është personi më i afërt dhe i besueshëm i personit të zhdukur, dhe nëse ai paraqitet nuk do të ketë ku ta kontaktojë, kurse për shkaqe edhe të ndihmës organeve të drejtësisë, një masë tjetër më e butë konkretisht masa e arrestit shtëpiak, do të ishte efektshme”, ka thënë më tej avokatja Leka-Ademi.

Scroll to Top