JiL.al - Jeto i Lumtur

Zjarr në një pallat në Tiranë, merr flakë kuzhina e apartamentit

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një apartament raportohet se është përfshirë nga flakët pak çaste më parë në zonën e Pazarit të Ri në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka rënë në një pallat në rrugën Manol Konomi, në dalje të rrugës kryesore Hoxha Tahsim.

Sakaq, banorët kanë kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të zjarrfikëseve, duke thënë se situata është serioze dhe rrezikojnë të asfiksohen.

Paraprakisht nuk ka informacione për persona të lënduar, apo përmasat dhe rrezikshmërinë e zjarrit.

Scroll to Top