GJKKO dënon kryebashkiakun e Kuçovës, Kreshnik Hajdari

Editor
1 Min Read

Ditën e sotme, GJKKO ka dënuar me me 9 muaj burg kryebashkiakun e Kuçovës, Kreshnik Hajdari. Ndërkohë dënimi do të konvertohet me 150 orë punë.

Pasi u njoh me vendimin e GJKKO-së, Kreshnik Hajdari doli nga gjykata, ndërsa nuk pranoi të fliste për mediat.

Ai tha se nuk kishte asnjë koment.

Hajdari kërkoi gjykim të shkurtuar në 10 janar kur GJKKO, vendosi të kalojë për gjykim dosjen ndaj tij, pas përfundimit të hetimeve të SPAK në 20 dhjetor 2023 për akuzën ‘falsifikim i vulave, i stampave ose i formularëve’, më shumë se një herë lidhur me mosdeklarimin e procesit gjyqësor ndaj tij në Greqi.

Në lidhje me akuzën në fjalë, ka pasur denoncime dhe nga Partia e Lirisë, ku rivali i Hajdarit në garën për bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqi ka bërë disa kallëzime në SPAK për të.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *