Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së enjtes në Durrës.
Mesohet se nënkomisari i Policisë së Durrësit, Arben Pjeçi është vetëvrarë.
Pjeçi, prej disa ditësh ishte në gjendje të rënduar psikologjike pasi ishte pezulluar për disa ditë nga detyra.
Në informacionet paraprake viktima ka një karrierë 35-vjeçare në uniformat blu.
Pjeçi i dha fund jetës me armën e shërbimit. Ngjarja ka ndodhur në ambientet e Policisë së Durrësit.