Kenneth Eugene Smith ekzekutohet me nitrogjen në burgun Holman në Atmore, Alabama. Është hera e parë në historinë amerikane dhe botërore që një dënim me vdekje kryhet duke përdorur këtë metodë të diskutueshme. 59-vjeçari, i dënuar për vrasje, u shpall i vdekur në orën 20:25 me orën lokale, pasi ekzekutimi u shty për disa orë për të pritur rezultatin e ankimimit të fundit në Gjykatën e Lartë. Dy ditë më parë të njëjtët gjyqtarë kishin refuzuar një kërkesë për të parandaluar Alabamën të ekzekutonte Smithin me azot.about:blank
Vendimi i Gjykatës së Lartë të SHBA
Përpara ekzekutimit me gaz azot të pastër, Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara i kishte mohuar Smithit mundësinë e fundit për të apeluar metodën e paprecedentë dhe të diskutueshme të zgjedhur për të kryer dënimin. Ishte pikërisht vendimi i autoriteteve të Alabamës për të përdorur azotin, që kishte shtyrë tre gjyqtarë progresivë të Gjykatës së Lartë të SHBA – Sonia Sotomayor, Ketanji Brown Jackson dhe Elena Kagan – të shprehnin mendimin e tyre në favor të apelit të Smith, i cili megjithatë u refuzua nga gjashtë gjyqtarët e tjerë të Gjykatës.
“Duke dështuar për të vrarë Smithin në përpjekjen e parë, Alabama e ka zgjedhur atë si ‘kavie’ të saj për të testuar një metodë ekzekutimi të pa provuar më parë. Bota po e shikon. Kjo gjykatë edhe një herë i lejon Alabamës të eksperimentojë me një jetë njerëzore.” tha Sotomayor. Smith i mbijetoi një përpjekjeje të parë për të kryer dënimin e tij me vdekje me injeksion vdekjeprurës në nëntor 2022, për shkak të dështimit të zyrtarëve të burgut për të administruar injeksionin intravenoz. Që atëherë, avokatët e burrit kanë tentuar disa herë të apelojnë ekzekutimin e dënimit duke përdorur azot, duke argumentuar se i burgosuri rrezikonte të mbytej në të vjellat e tij përpara se të hynte në një gjendje vegjetative. Vendimi i sistemit të burgjeve në Alabama për të kryer një dënim me vdekje nëpërmjet asfiksimit me azot është dënuar nga OKB-ja dhe disa grupe të të drejtave të njeriut. Rasti i të dënuarit me vdekje Kenneth Smith 59-vjeçar kishte qenë në dënim me vdekje në burgun Holman për 34 vjet, pasi kishte vrarë Elizabeth Sennett në 1988 në emër të bashkëshortit të saj, një pastor i zhytur në borxhe që donte të merrte sigurimit e jetës dhe më pas kreu vetëvrasje. Në gjykim me 11 vota pro dhe vetëm një kundër, trupi gjykues vendosi burgim të përjetshëm, por gjyqtari rrëzoi vendimin dhe vendosi dënimin me vdekje. Ai tashmë i kishte mbijetuar një injeksioni vdekjeprurës, i cili dështoi në vitin 2022.
Pse dhe si dështoi injeksioni i parë vdekjeprurës
Përpjekja e parë mbi një vit më parë me një injeksion vdekjeprurës shkoi keq, duke u kthyer në një torturë të vërtetë. Operatorët ia shpuan duart dhe krahët me shiringë për më shumë se një orë, por nuk arritën të gjenin venë, duke pezulluar ekzekutimin e duke mos arritur të përmbushnin afatet e pritshme. Në mesnatën e asaj dite, në fakt, zbatueshmëria e dënimit me vdekje kishte skaduar. Pastaj Alabama vendosi të provonte përsëri me një metodë alternative të pa provuar më parë, hipoksinë e azotit.
Si funksionon dënimi me vdekje me azotabout:blank
Por si funksionon hipoksia e azotit? Kjo është një praktikë ligjore në Shtetet e Bashkuara dhe detyron një person të thithë azot të pastër, duke e vrarë kështu për shkak të hipoksisë, d.m.th. mungesës së oksigjenit. Një metodë e cila megjithatë konsiderohet në kundërshtim me të drejtat e njeriut nga organizata të ndryshme joqeveritare dhe gjithashtu nga Kombet e Bashkuara, që thotë se vrasja e Smithit në këtë mënyrë do të ishte e barabartë me torturën. Siç specifikohet në një protokoll të publikuar nga shteti i Alabamës, i dënuari duhej të mbante një respirator të ngjashëm me ata që përdoren për të thithur oksigjen. Megjithatë, gazi i azotit doli nga maska, i administruar për të paktën 15 minuta ose për 5 minuta duke filluar nga momenti kur rrahjet e zemrës nuk regjistrohen më. Sipas autoriteteve të Alabamës, Smith humbi vetëdijen brenda disa sekondave dhe vdiq brenda pak minutash. Sipas dokumentit, ai nuk do të kishte ndjerë dhimbje.