JiL.al - Jeto i Lumtur

‘Tap’ në timon, e pëson keq shoferi në Lushnjë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Policia në Lushnje ka arrestuar një 47-vjeçar, pasi është kapur teksa drejtonte automjetin në gjendje të dehur.

“Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin 47 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur”

, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Scroll to Top