Një përplasje e frikshme mes një kamioni dhe një mjeti tip Volkswagen Passat ka ndodhur sot në mesditë në Lezhë. Kamioni i drejtuar nga Amarildo Zefi, u përplas me mjetin e drejtuar nga Endrit Ferra.
Për shkak të përplasjes së fortë, mjeti është shtypur nga kamioni.
Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve që shoferi të dalë nga Passati.
Ai është dërguar në gjendje të rëndë te trauma.
Policia informon se ‘rreth orës 13:00, në aksin rrugor Milot-Lezhë, shtetasi A.Z. duke drejtuar mjetin tip kamion është përplasur me automjetin tip Volkswagen me drejtues shtetasin E. F.
Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi E. F., i cili është transportuar në Spitalin e Traumes Tiranë për asistencën e nevojshme mjekësore.
Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.’