Gazetari i njohur ngre dyshime të forta

Editor
1 Min Read

Gazetari Besar Bajraktaraj foli në lidhje me vetëvrasjen e oficerit të policisë Arben Pjeçi, pak ditë më parë në komisariatin e Durrësit.about:blank

I ftuar në emisionin “Review”, ai theksoi se krisma e armës nuk është dëgjuar, ndërsa shtoi se vetë policia ka dhënë shumë pak sqarime në lidhje me ngjarjen.

Ai nënvizoi se polici ishte në kushte të rënda psikologjike.

“Është një ngjarje që ka pikëpyetje për faktin se nuk është dëgjuar krisma e armës. Policia  deklaron se është bërë me puthitje në trupin e të ndjerit, megjithatë atë ekspertët thonë se një krismë arme mund të dëgjohej nga kolegët.

Rrethanat janë treguar disi në mënyrë shumë të shkurtër nga ana e uniformave blu. Është hera e parë që një polic vetëvritet në komisariat. Polici ishte në kushte të rënda psikologjike”-tha ai.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *