Dy personat e arrestuar me mina me telekomande në Lezhë dhe Rrëshen do të qëndrojnë në burg pa afat. Marjan Gjoka 28-vjeç banues në Qafë Unazë të Rubikut dhe Ilir Gjoka 45-vjeç banues në Lezhë, u njohën me masat e sigurisë në Gjykatën e Lezhës.about:blank
Në seancat gjyqësore të zhvilluara njëra pas tjetrës, gjyqtari Renis Sheshi pranoi kërkesën e Prokurorisë, duke e cilësuar të ligjshëm arrestimin e dy personave dhe vendosi ndaj tyre masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” për shtetasit Marjan Gjoka dhe Ilir Gjoka.