JiL.al - Jeto i Lumtur

Qytetarët në protestë, prej dy orësh bllokojnë aksin Fushë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

FUSHË KRUJË- Mëngjesin e sotëm është zhvilluar një protestë në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë. Banorët e zonës prej dy orësh kanë bllokuar aksin rrugor.

Me pankarta në duar, qytetarët kërkojnë që rrethi i Krujës i cili anashkalohet nga autostrada e re Thumanë Kashar të kenë akses në këtë autostradë pasi është e patolerueshme që të anashkalohet ky rreth i një rendësie të veçantë.

Janë rreth 1000 biznese që ushtrojnë aktivitetin në këtë aks të cilët rrezikojnë falimentin me hyrjen në funksion të autostradës së re.

Scroll to Top