Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Selanik, ku babë e bir janë gjetur të vdekur në banesën e tyre.
Tragjedia u zbulua mesditën e së dielës, kur një qiramarrës i pallatit në rrugën Olymbou telefonoi policinë dhe raportoi se i nuk i kishte parë dy burrat prej disa ditësh dhe se nga banesa e tyre vinte një erë e keqe.
Punonjësit e policisë të cilët mbërritën në banesë konstatuan të vdekur të moshuarin dhe djalin e tij, ndërsa pas hetimeve dhe kqyrjes makroskopike të mjekut nuk ka rezultuar asnjë gjurmë e veprimtarisë kriminale.
Autopsia pritet të hedhë dritë mbi shkakun e dy vdekjeve.