Goditi arbitrin pas ndeshjes, e pëson keq 44-vjeçari

Editor
1 Min Read

Arbitri kryesor i ndeshjes Luzi 2008-Lushnja, Xhuljan Bacaj është goditur me grusht pas përfundimit të sfidës e cila u mbyll me rezultatin 1-2 në favor të lushnjarëve. Policia e shtetit bën me dije se agresori është vënë në pranga. 

I arrestuari ishte punëtori i fushës së futbollit ku u zhvillua ndeshja, ndërsa policia bën me dije se në momentin që lojtarët dhe arbitrat po hynin në dhomat e zhveshjes, ka goditur arbitrin kryesor të ndeshjes.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. L., 44 vjeç (punëtor i fushës), për veprën penale “Goditja e sportistit, trajnerit, arbitrit, ndërmjetësit sportiv”.

Ky shtetas, në përfundim të  ndeshjes “Luzi-2008-Lushnja”, në momentin që lojtarët dhe arbitrat po hynin në dhomat e zhveshjes, ka goditur arbitrin kryesor të ndeshjes. 44-vjeçari është neutralizuar menjëherë  nga shërbimet e Policisë dhe është vënë në pranga”, njoftoi policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *