Mashtronte të huajt nëpërmjet Call Center, arrestohet 30-vjeçari

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Policia e Tiranës ka arrestuar 30 vjeçarin me Reval Hysenaj, i cili ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik” dhe “Punësim të paligjshëm”. Hysenaj ishte pjesë e një grupi të ‘call center’ në Korçë që mashtronte shtetasit grekë duke u futur në llogaritë e tyre bankare dhe duke u marrë të gjithë shumat që kishin. Arrestimi i tij u bë në rrugën “Dalip Topi” në Tiranë ku gjatë kontrollit të bërë iu gjet një sasi e lëndës narkotike kanabis. 30-vjeçarit i është sekuestruar një sasi e vogël me lëndë narkotike cannabis sativa, e cila iu gjet në momentin e ndalimit. “Vijon operacioni policor i koduar “Kriptonite”, i zhvilluar një muaj më parë, për goditjen e veprimtarive kriminale të mashtrimit, pastrimit të produkteve të veprës penale dhe punësimit të paligjshëm. I shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni, kapet nga shërbimet e Komisariatit Nr. 4, Tiranë dhe vihet në pranga 30-vjeçari, Reval Hysenaj. Sekuestrohet një sasi e vogël me lëndë narkotike cannabis sativa, e cila iu gjet këtij shtetasi, në momentin e ndalimit. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Korçë bënë ekzekutimin e urdhrit të Prokurorisë, për ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim R. H., 30 vjeç, banues në Fier. Ky shtetas u kap nga shërbimet e Komisariatit të Policisë nr.4, Tiranë, në rrugën “Dalip Topi” dhe gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua një sasi e vogël me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Kriptonite”, të zhvilluar më datë 28.12.2023, nga strukturat e DVP Korçë, për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Punësimi i paligjshëm”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme”, njoftoi dje policia.

Scroll to Top