Karabinierët e Castello di Cisterna (Napoli) arrestuan një burrë dhe një grua me akuzën e vrasjes së rëndë.
Gruaja është ish-bashkëshortja e Domenicantonio Vellega, ndërsa personi i dytë i arrestuar është partneri i saj i ri, përkatësisht 39 dhe 51 vjeç.
Vellega u gjet i djegur në makinë dhe fillimisht u mendua se ishte vetëvrarë. Por pas hetimeve, karabinierët përjashtuan pistën e vetëvrasjes.
Ish-gruaja dhe partneri i saj i ri e plagosën, e futën brenda makinës Fiat 600 dhe më pas i vunë flakën, në përpjekje për të zhdukur trupin.
Ish-bashkëshortja M.M dhe partneri isaj, F.M akuzohen për vrasje të rëndë dhe pas arrestimit u dëguan në burgjet e Napolit Poggioreale dhe Pozzuoli.