Nënkryetarja dhe stafi i një komune shfaqen duke pirë kokainë

Editor
2 Min Read

Pamje skandaloze vijnë nga komuna e Leposaviqit, ku nënkryetarja bashkë me stafin shfaqen duke pirë kokainë. “Nacionale” ka publikuar disa pamje të turpshme, ku nënkryetarja serbe Dragana Miletiq e njohur me nofkën “Beba”, shfaqet duke pirë kokainë brenda zyrave.

Njëra prej videove është realizuar në një nga banjot e objektit të komunës së Leposaviqit. E në një tjetër video nënkryetarja e Leposaviqit shihet teksa konsumon drogë në zyrët e komunës, bashkë me një tjetër punonjës.

Miletiq shërben më objektin e komunës bashkë me një staf që është i përbërë nga serbë dhe shqiptarë dhe që udhëhiqet nga Lulzim Hetemi, i cili është edhe kryetari i kësaj komune.

Hetemi është ndër ata politikanë që prej disa muajsh qëndroi i ngujuar në zyra, pas përplasjeve dhe tensioneve që pati në veri të Kosovës. Madje vetë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e quajti Hetemin si “shembullor për Kosovën dhe rendin e ligjin e saj”.

“Kryetari i komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, për çdo ditë i merr mesatarisht nga dhjetë kërkesa të ndryshme prej shumë anëve që ky të dalë prej zyres së tij. Çka s’i thonë: disa e marrin me të mirë, disa jo më të mirë, e disa të dyja këto njërën pas tjetrës. Lulzim Hetemi është vëllau i dëshmores Fatime Hetemi (që ra heroikisht si ushtare e UÇK-së bashkë me Fehmi e Xhevë Lladrovcin më 22 shtator 1998)

E falënderoj Kryetarin Lulzim nga zemra për qëndresën e tij shembullore për Republikën e Kosovës dhe rend e ligj”, shkuante Kurti atë kohë.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *