I armatosur me një hark, policia vret 30-vjeçarin, tentoi të hynte

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

LONDËR-Policia në kryeqytetin britanik qëlloi për vdekje një person i cili po përpiqej të hynte në një pronë i armatosur me një hark në orët e para të së martës.

Oficerët u thirrën në ‘Bywater Place’ në Londrën juglindore rreth orës 4:55 të mëngjesit me orën lokale, pasi banorët raportuan se një person i armatosur me armë, përfshirë edhe një hark, po përpiqej të futej me forcë në pronë.

Personi për të cilin policia thotë, mendohet të jetë rreth të 30-ave dhe po kërcënonte të dëmtonte banorët pranë adresës.

Oficerët lokalë morën pjesë dhe u përpoqën të flisnin me të dyshuarin por pasi u kërcënuan nga ky i fundit, forcat e armatosura u thirrën dhe shkuan menjëherë në vendngjarje.

Në momentin që i dyshuari hyri brenda në pronë, një armë zjarri policie u shkrep në drejtim të tij. Policia dhe mjekët e ndihmës së shpejtë dhanë ndihmën e parë, por i dyshuari vdiq në vendngjarje si dhe dy persona të tjerë pësuan lëndime të lehta.

Zyra e pavarur për sjelljen e policisë (IOPC) ka nisur një hetim të pavarur për incidentin dhe është informuar Drejtoria e standardeve profesionale të policisë metropolitane.

Scroll to Top