Eliminimi i Ervinit i paracaktuar? Ngrihen dyshimet për produksionin

Editor
1 Min Read

Edhe pse eliminimi i Ervinit ndodhi pak orë më parë, ky lajm u komentua shumë në rrjet dhe u konsiderua si një lëvizje e qëllimshme prej produksionit.

Ndonëse Ervini nuk ka bërë ‘zhurmë’ brenda shtëpisë, ai ka patur gjithnjë një marrëdhënie shumë të mirë dhe ka qenë përherë personi që është dashur prej të gjithë shtëpisë ku kjo gjë u vërtetua dhe nga reagimi që ata patën në momentin që u lexua zarfi nga produksioni, ku dalja e Ervinit tingëlloi pak keq për to.

Por dhe nga shumë sondazhe të zhvilluara lidhur me eliminimin e banorëve të nominuar, rreziku për të dal Ervini ishte tepër i ulët.

Siç e dimë, Ervini është këngëtar dhe në imazhin e paraqitur më poshtë me siguri do të ju shtohen dyshimet.

Siç e shikojmë në imazhin më poshtë kemi njoftimin e një ‘club-i’ ku si të ftuar special ka Ervinin së bashku me grupin e tij, pikërisht në datë 3 shkurt. Nuk e mendojmë që këto procedura dhe ftesa u bënë në mënyrë të menjëhershme pasi ai doli prej formatit. Nëse Ervini ishte brenda shtëpisë, si do të ishte në të njëjtën kohë dhe në ‘club-in’ në fjalë?

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *