Berisha i dëshpëruar për simpatizantët e tij: Një muaj

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka përshëndetur simpatizantët e tij të mbledhur në “Rrugën e Shpresës”,  duke i kujtuar se u mbush një muaj që ka nisur ky aksion.about:blank

Berisha shprehet se viti nisi në Shqipëri njëlloj si në Ugandën e Musevenit, Bjellorusinë e Lukashenkos, Teheranin e Ajatollahëve.

Ai shton se Rama i tmerruar nga beteja në Parlament, nga denoncimet e vjedhjeve të familjarëve dhe ka qëndrimi i simpatizantëve të tij, zgjodhi që të vendosë në arrest shtëpie ish-kryeministrit, duke besuar se në këtë mënyrë ai do të heshtë zërin e tij.

Pjesë nga fjala e Berishës:

“Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta!

Të dashur luftëtarë të lirisë, misionarë të shpresës, misionarë të fitores!

U mbush një muaj që ju sakrifikoni dhe mblidheni këtu çdo darkë.about:blank

Viti 2024 nisi në Shqipëri njëlloj si në Ugandën e Musevenit, Bjellorusinë e Lukashenkos, Teheranin e Ajatollahëve.

Kreu i organizatës kriminale të qeverisë shqiptare vendosi në arrest liderin e opozitës, duke i dhënë kështu opozitës shqiptare, pluralizmit politik, goditjen më të rëndë.about:blank

Duke spostuar Shqipërinë nga hapësirat euro-atlantike në hapësirat despotike diktatoriale.

Kjo ishte sigurisht një goditje shokuese për të gjithë demokratët dhe opozitarët shqiptarë.about:blank

Edi Rama, i tmerruar nga beteja në parlament, i tmerruar nga fuqizimi i opozitës, denoncimi i përditshëm i aferave të tij kriminale, vjedhjes së shekullit, Dubai City-t të Durrësit, PPP-ve të tij.

I tmerruar nga denoncimet e vjedhjeve familjare, me familjen e tij të ngushtë.

I tmerruar nga qëndrimi juaj, zgjodhi të vendosë në arrest shtëpie Sali Berishën.

Duke besuar se në këtë mënyrë ai do heshtë zërin e tij.

Miqtë e mi, vendosja në regjim arresti të një njeriu, për të cilin nuk ka asnjë fakt, asnjë provë, asnjë dokument, asnjë firmë që të faktojë se ka shkelje më minimale të ligjit, asnjë dëshmi që të faktojë se ka bërë presionin më të vogël, dëshmon karakterin fund e krye politik, dëshmon një akt frikacak të Edi Ramës.

Edi Rama e kuptoi se me Sali Berishën, pas grabitjes së zgjedhjeve të 14 majit, ai nuk do mund të zhvillonte zgjedhje të tjera në Shqipëri.

Edi Rama e kuptoi se njeriu, ndaj të cilit ai me lobim korruptiv me Xhorxh Sorosin, me McGonigalin, mendoi se i dha goditjen nukleare, por së bashku me ju, u ngritur si Feniksi nga hiri, e kuptoi se nuk ka të ardhme, se nuk ka më fitore, se do japë llogari për të gjithë krimet e tij.

Edi Rama, që përdori armën e tmerrshme të korrupsionit për të goditur antikorrupsionin, doli lakuriq para vetes, para botës, së bashku me mafien ndërkombëtare, se ata ishin korrupsioni dhe se ata kishin tmerr nga denoncimet e Sali Berishës të korrupsionit të tyre.

Kjo është e vërteta, ndaj dhe përdori mercenarë, përdori grupin e tij të organizuar kriminal me në krye Damanin në Skapin e partisë për një vendim antikushtetues, antidemokratik kundër pluralizmit, për të cilin do të japin llogari gjithë jetën.”, ka përfunduar fjalimin e tij nga dritarja, Berisha.

Scroll to Top