JiL.al - Jeto i Lumtur

Aksident në aksin Pogradec-Qafë Pllocë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një aksident është regjistruar rreth orës 19:50 në aksin rrugor Pogradec-Qafë Pllocë ku një motor është përplasur me një makinë.

Nga informacionet e para drejtuesi i motorit është dërguar në spitalin e Pogradecit me dëmtime trupore, por nuk dihet saktësisht gjendja e tij.

Sipas informacioneve të para dyshohet se motori ka goditur në pjesën e pasme makinën dhe më pas ka humbur kontrollin.

Në vendngjarje ka mbërritur policia bashkë me grupin hetimor për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 1 të qytetit të Pogradecit ne afërsi të unazës, një zonë kjo me fluks të lartë të automjeteve.

Scroll to Top