Fotoja që shihni më poshtë është e 54-vjeçares Ornela Vangjeli, e cila u gjet pajetë në banesë së bashku me nënën e saj.
Mësohet se 54-vjecarja ishte edukatore në fshatin Vithkuq dhe se ka qenë djali të moshuarës, 74-vjeçares Eleni Vangjeli, që i ka gjetur në banesë. Ai jetonte në Greqi dhe pasi nuk i janë përgjigjur, ëshë nisur në për në Shqipëri ku i ka gjetur pajetë.
Mësohet se nënë e bijë jetonin bashkë në këtë banesë, e moshuara ishte e paralizuar dhe nuk mund të lëvizte. Për nënën kujdesej vajza e saj.
Sipas policisë dyshohet se vajza e saj mund të ketë pësuar arrest kardiak dhe gjatë kësaj kohe e moshuara nuk ka pasur mundësi reagimi. Nga grupi hetimor bëhet e ditur se banesa ishte plotësisht e mbyllur nga brënda. Sipas grupit h etimor të dyja kanë pësuar vdekje natyrale, teksa dyshohet se e para ka ndërruar jetë vajza.
Ndërkohë për nënën dyshohet se lënia pas dore e medikamenteve ose ndonjë rrethanë tjetër që lidhej me shëndetin e saj mund ti ketë shkaktuar vdekjen.about:blank
Më datë 01.02.2024, rreth orës 16:42, në lagjen nr. 17, Korçë, në banesë, janë gjetur pa jetë, pa shenja dhune shtetaset E. V., 75 vjeçe dhe vajza e saj O. V., 54 vjeçe. Nga të dhënat e para, rezulton se këto shtetase nuk ju ishin përgjigjur në telefon familjarëve të tyre, prej disa ditësh.
Dera e banesës së tyre është hapur nga shërbimet e zjarrfikësve, pasi ishte e kyçur nga brenda. Paraprakisht dyshohet se këto dy shtetase mund të kenë humbur jetë për shkaqe natyrale.about:blank
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të humbjes së jetës së këtyre shtetaseve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.