Renis Fejzolli i cili është qëlluar me armë zjarri në zonën e Votanikos në Athinë është nga fshati Barç, vetëm pak kilometra larg nga qyteti i Korçës.
Sipas policisë greke në vendin e ngjarjes janë gjetur 3 gëzhoja të kalibrit 9mm.
Burime të siguruara bëjnë me dije se korçari Renis Fejzolli në vitin 2019 ka qënë i arrestuar për trafik të lëndëve narkotike nga helenët.
Autorët kanë qenë në një mjet dhe kanë qëlluar në lëvizje Fejzollin, duke e lënë të plagosur rëndë.
Pista kryesore që polica greke ka përqendruar hetimin është ajo e pazareve të lëndëve narkotike.