JiL.al - Jeto i Lumtur

Afera e “Sterilizimit”, Rektori Universitetit të Mjekësisë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

TIRANË- Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata është paraqitur ditën e sotme në SPAK. Gjata ka shkuar në Prokurorinë e Posaçme pas masës së caktuar ndaj tij ‘D etyrim paraqitje’ nga GJKKO për çështjen e “Sterilizimit”.

Gjata në kohën kur u lidh koncesioni më dhjetor të vitit 2015 ka pasur detyrën e anëtarit të komisionit të koncesionit të sterilizimit. Kujtojmë që me urdhër të SPAK për koncesionin e sterilizimit me vlerë 100 milion euro janë arrestuar ish-zv.ministri i Shëndetësisë Klodjan Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj, pronari i kompanisë Investital LLC.

Scroll to Top