“Dëshmia e Ahmetajt vërtetoi…”, avokati i Berishës sulmon SPAK

Editor
2 Min Read

Pas intervistës së ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, ku foli për aferën e inceneratorëve, ka reaguar edhe avokati Genc Gjokutaj. about:blank

Përmes një postimi, Gjokutaj është shprehur se dëshmia e Ahmetajt përveçse vërtetoi simbiozën korruptive Qeveri – Bashki zbuloi edhe pjesën e errët të SPAK.

POSTIMI: 

Deshmia e mbremshme e Arben Ahmetajt perballe super Çim Pekes ishte deshmi me e vlefshme se ajo e marre nga nje Prokuror! Sidomos ne çeshtjen e inceneratoreve ku SPAK rezulton ortak me fajtoret ne pikepamjen e fshehjes se provave!

Kjo deshmi asgjesoi propaganden Qeveritare & Co per Drejtesine e Re dhe pandeshkueshmerine!

Deshmia e mbremshme perveçse vertetoi simbiozën korruptive Qeveri – Bashki zbuloi edhe pjesen e erret te SPAK i cili eshte Tigri i egër ndaj Opozites dhe te pafajshmeve nga njera anë dhe Tigri prej letre ndaj Qeverise dhe Mafies prane saj nga ana tjeter!

Por deshmia pendese e mbremshme e Arben Ahmetajt ishte e paçmuar pasi u çorri masken atyre qe “ulerinin” për fakte ndaj Rames & Co dhe anatemonin Ahmetajn pse nuk fliste! Kur Ahmetaj foli edhe fort u fshehen apo u munduan ta nenvleftesonin deshmine e tij! Aq me teper Mediat e mjera prane inceneratorit inekzistent qe heshtjen e tyre nuk ja dedikuan mungeses se tij (inceneratorit) por frutave te ngrena prapa kurrizit te tutorit te tyre Kryeminister!

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *