Kati i 5-të i një pallati në Elbasan është përfshirë nga flakët.
Pallati ndodhet në lagjen 11 Nëntori.
Sipas informacioneve, dyshohet se zjarri u shkaktua nga një ngrohëse e harruar ndezur.
Raportohen vetëm dëme materiale.
Ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikësve bën të mundur mospërhapjen e zjarrit edhe në apartamentet ngjitur.