JiL.al - Jeto i Lumtur

U përpoq të shuante zjarrin që i ra në banesë, lëndohet 55-vjeçari

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një apartament është përfshirë pasditen e kësaj të shtune nga flakët në Elbasan.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e të shtunës në lagjen “11 Nëntori”.

Në apartament ka qenë një 55-vjeçar, i cili gjatë kohës që ka ndërhyrë për të fikur zjarrin, është lënduar lehtë.

Pasi mori mjekim në spital, 55-vjeçari u largua për në banesë.

Zjarri është shuar, teksa dyshohet se u shkaktua për shkak të një shkëndije në pajisjen elektrike të ngrohjes.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Informacion paraprakabout:blank

Në lagjen “11 Nëntori”, dyshohet se për shkak të një shkëndije në pajisjen elektrike të ngrohjes, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit K. K., 55 vjeç, i cili gjatë kohës që ka ndërhyrë për të fikur zjarrin, është lënduar lehtë dhe pasi mori mjekim në spital, u largua për në banesë.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të shkakut të rënies së zjarrit.

Scroll to Top