Policia për aksidentin në Fier: 4 persona janë në spital

Editor
1 Min Read

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Fier-Fermë Çlirim. Mësohet se në aksident janë përfshirë tre makina të cilat janë përplasur me njëra- tjetrën. Nga përplasja kanë mbetur të plagosur dy shoferë. dhe dy pasagjerë.

‘Rreth orës 17:00, në aksin rrugor “Fier-Seman”, në fshatin Ferm Çlirim, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasi M. L., 57 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Toyota”, me drejtues shtetasi Dh. L., 37 vjeç .

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesit e automjeteve, shtetasit M. L., Dh. L., si dhe dy pasagjeret e automjetit tip “Toyota” shtetaset I. D., dhe A. D., të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit’ njofton policia.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *