50 thëniet më motivuese nga personalitete të shquara botërore

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Çdo mendje e ndritur e kohërave ka lënë trashëgiminë personale. Për disa janë veprat, për disa të tjerë aseti më i madh janë thëniet në letër

Kur çdo gjë shkon kundër teje, kujto që avioni gjithmonë ecën kundër erës, jo me të – Henry Ford Ne bëhemi çfarë mendojmë – Earl Nightingale

Jeta duhet bërë për të lënë një impakt, jo për të bërë të ardhura – Kevin Kruse

Çfarëdo që mendja e njeriut mund të konceptojë dhe besojë, mund ta arrijë – Napoleon Hill

Dy ditët më të rëndësishme në jetën tënde janë kur lind dhe ditën që zbulon pse linde – Mark Twain

Mos u përpiq të kesh sukses, por përpiqu të jesh një vlerë – Albert Einstein

Edukimi kushton para. Por më shtrenjtë kushton injoranca – Sir Claus Moser

Unë zgjodha rrugën më pak të shkelur. Kjo bëri diferencën –  Robert Frost

Ia atribuoj suksesin këtij veprimi: Nuk pranoj apo bëj justifikime – Florence Nightingale

Ju nuk ja dilni në 100% mundësitë që nuk shfrytëzoni – Wayne Gretzky

Kam gabuar në 9000 gjuajtje në karrierën time. Kam humbur 300 ndeshje. 26 herë më është besuar gjuajtja e fundit dhe e kam gabuar. Kam dështuar mijëra herë në jetë. Dhe kjo është arsyeja pse arrita të kem sukses – Michael Jordan

Gjëja më e vështirë është vendimi për të vepruar, pjesa tjetër është thjesht këmbëngulje – Amelia Earhart

Çdo lëvizje më sjell më afër qëllimit tim – Babe Ruth Përcaktimi i qëllimit është fillimi i arritjes – Clement Stone

Jeta nuk është të marrësh dhe të kesh, është të japësh dhe të jesh – Kevin Kruse

Jeta është ajo çka të ndodh ndërkohë që ti je i zënë duke bërë plane të tjera – John Lennon

20 vjet nga tani ne do të jemi më të zhgënjyer për gjërat që nuk bëmë, sesa nga gjërat që bëmë. Eksploro, ëndërro, zbulo – Mark Twain

Jeta është 10% ajo që më ndodh mua, dhe 90% se si unë reagoj – Charles Suindoll

Do të zhgënjehesh nëse dështon, por do të ndihesh i dënuar nëse nuk provon – Beverly Sills

Kujto që asnjë nuk mund të bëjë të ndihesh inferior pa miratimin tuaj – Eleanor Roosevelt

Jeta ka qenë, është dhe do të mbetet gjithnjë se si ne e bëjmë atë – Grandma Moses

Mënyra më e zakonshme se si njerëzit i dorëzojnë fuqitë e tyre është se mendojnë se nuk kanë – Alice Walker

Mendja është gjithçka. Çfarë mendon bëhesh – Buda

Koha më e mirë për të mbjellë një pemë është para 20 vitesh. Koha e dytë më e mirë është tani. Proverb kinez

Një jetë e pakontrolluar nuk ja vlen të jetohet – Sokrati 80% e suksesit është të tregosh që vlen – Woody Allen

Jeta jote është e limituar, kështu që mos e shpenzo duke jetuar jetën e dikujt tjetër – Steve Jobs

Të fitosh nuk është gjithçka, por të duash të fitosh po – Vince Lombardi

Unë nuk jam produkt i rrethanave të mia. Jam produkt i vendimeve të mia – Stephen Covey

Çdo fëmijë është artist. Problemi është si të vazhdosh të mbetesh artist kur rritesh – Picasso

Nuk mund ta kalosh kurrë oqeanin nëse s’ke guxim të shohësh mbrapa që bregu nuk duket – Cristoforo Colombo

Kam mësuar që njerëzit do ta harrojnë çfarë the, njerëzit do ta harrojnë çfarë bëre, por njerëzit nuk do ta harrojnë kurrë se si i bëre të ndihen – Maya Angelou

Ose ti e bën ditën tënde ose dita të drejton ty – Jim Rohn

Për çdo gjë që mendon se mund të bësh ose çfarë nuk mund të bësh, ke të drejtë – Henry Ford

Çfarëdo mendon të bësh, apo e ke ëndërr, filloje. Guximi ka gjenialitet, pushtet dhe magji brenda – Johann Volfgang von Goethe.

Hakmarrja më e mirë është suksesi masiv – Frank Sinatra

Njerëzit shpesh thonë se motivimi nuk zgjat. Dakord, por edhe fjalët e këqija nuk kanë rezultat, prandaj motivimi këshillohet të jetë i përditshëm – Zig Ziglar

Jeta zvogëlohet ose zgjerohet në proporcion të kurajos së dikujt – Anais Nin

Nëse dëgjon brenda vetes një zë që thotë “nuk mund të pikturosh”,  atëherë nuk mund të pikturosh – Vincent Van Gogh.

Kërko dhe do të të jepet, kërko dhe do të gjesh, trokit në dorë dhe do të të hapet – Jezusi

I vetmi person që është e thënë të bëhesh, është personi që vendos ti vetë të bëhesh – Ralph Valdo Emerson

Shko me besim drejt ëndrrave të tua. Jeto jetën që kishe imagjinuar – Henry David Thoreau

Kur të takoj Zotin në fund të jetës sime, shpresoj të mos më ketë ngelur asnjë pikë talent dhe t’i them, e përdora të gjithë atë që më dhe – Erma Bombeck

Më shumë se sa t’i vendosësh përgjegjësi një personi, është e mira t’i japësh besim për ta ndihmuar – Booker T. Washington

Shumë gjëra t’i kap syri, por ndiq ato që të kap zemra – Proverbë indiane

Beso që mundesh dhe je në gjysmë të rrugës – Theodore Roosvelt

Çdo gjë që ti kërkon është në anën tjetër të frikës – George Addair

Mund ta falim një fëmijë që është i frikësuar nga errësira, tragjedi e vërtetë është kur të rriturit kanë frikë nga drita – Platoni

Fillo aty ku je. Përdor atë që ke. Bëj atë që mundesh – Arthur Ashe

Kur isha 5 vjeç mamaja më thoshte që lumturia ishte kyçi i jetës. Kur shkoja në shkollë, më pyetën se çfarë doja të bëhesha kur të rritesha, shkruajta “të jem i lumtur”. Më thanë që nuk e kuptova pyetjen, dhe i thashë që ata nuk kuptonin jetën – John Lennon

Scroll to Top