Banorët kundër çiftit Heidi-Romeo: Ka luajtur me të dy

Editor
4 Min Read

Gjatë spektaklit të mbrëmjes së djeshme, marrëdhënia Heidi-Romeo ka ndezur diskutime të shumta.

Egla, Dea, Erjola dhe Fationi komentuan situatën.

Heidi: Egla është tendencioze. Ishte një njeri që e kisha vërtet xhan. Por vetë e kam fajin. Unë nuk i thashë asgjë asaj.

Egla: Biseda që u zhvillua në dhomën e grimit, nuk ishte mbi Heidin dhe Romeon, ishte një bisedë për marrëdhëniet që krijohen. Unë kam thënë dhe fjalën që jam “tradicionale”. Unë nuk i kam mbajtur pishtarin. Nuk e di se çfarë kanë bërë, kanë bërë oçe-oçe. Unë jam shprehur që Romeo dhe Heidi janë dy njerëz që do njihen. Unë jam shprehur në dhomën e rrëfimit që më bëhet zemra mal kur i shikoj bashkë. Ke bërë shumë gabim, sepse unë për ty vleja diçka, ke bërë gabim që je çuar dhe ke ikuir. Kemi pasur 2-3 momente që jam munduar të të ngacmoj që të kuprtoja se çfarë ke.

Heidi: Jo nuk ke ngacmuar, je kthyer keq.

Egla: Sigurisht që i dua fortë të dy. Kjo gjë nuk ka ndrysdhuar asgjë te mua mbi Romeon dhe Heidin.

Romeo: Nuk jam i një opinioni t’i dëgjoj të dyja palët.

Egla: Unë i qëndroj asaj që kam një mendim tradicionalist.

Erjola: Unë do thoja diçka pa u zgjatur shumë. Është shumë normale që ka pëlqim me Romeon, vjen Fationi e intrigon dhe vendos për Romeon. Por mendoj se pjesën edhe mund ta ketë luajtur pak. Duke e parë një vajzë shumë të zgjuar, është shumë herët për ndjesinë. Ka luajtur me të dy.

Dea: Kur i shikoja të dy në shtëpi, Heidin me Fationin, ishte shumë bukur për mua.

Dea: Për mua ishte shumë bukur. Unë jam si ajo shoqja që dua patjetër t’i bëj bashkë.

Heidi: Unë jam për qejfin tim. Kam simpati për Romeon, ashtu siç dikush ka për dikë.

Dea: Unë isha shumë e bindur që ka pasur dioçka, por të shoh ende lozonjare.

Fationi: është pak por e sigurt, që Heidi nuk luan me këtë pjesë. Unë nuk ia lejoj vetes që femra që pëlqej, të ngacmohet me dikë tjetër.

Heidi: Nuk kam pasur pëlqim, është shumë e thjeshtë.

Fationi: I kemi lënë shumë raste njëri-tjetrit për njohje, derisa erdhi një moment që e lamë. Absolutisht që nuk kemi asgjë treshe. Që jemi ngacmuar, jemi ngacmuar në raportin e mirë. Unë në sensin e mirë të fjalës. Nuk jam tërhequr prej sedrës. Është gocë shumë e mirë dhe nuk i heq asnjë presje për këtë gjë. Tipi im disa gjëra nuk i lejon.

Arbri: Duket krejt qartë që Heidi duket mirë në praninë e Romeos. Nuk e kuptoj situatën e këtyre gocave që e shohin mirë atë, por prapë thonë që lëre atë dhe hajde këtu. Unë i kam parë që ata rrinë me njëri-tjetrin. Tani thotë Dea që nuk më pëlqen me këtë, por me këtë.

Dea: Unë flas për atë që pashë, para se Heidi t’i dante kufijtë dhe doja që ajo të ishte me Fationin. Mua më pëlqen shumë kur një mashkull lufton dhe unë e pashë që Fationi kishte një pëlqim.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *