JiL.al - Jeto i Lumtur

Gjendet i vrarë në banesë i moshuari, e pëson keq kujdestarja e tij

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një 89-vjeçar është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Colli Verdi (Pavia). Ishin familjarët e të moshuarit që zbuluan trupin e tij, në një pellg gjaku në këmbët e shtratit.about:blank

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa dyshohet për vrasje. Sakaq, mediat italiane raportojnë se në polici është shoqëruar një grua 40 vjeçe, kujdestare e të moshuarit.

Mësohet se i moshuari kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Autopsia do të përcaktojë shkaqet e sakta të vdekjes dhe gjithashtu kohën e supozuar të vdekjes. I moshuari jetonte i vetëm dhe për të kujdesej 40-vjeçarja.

Scroll to Top