Olsi Bylyku u eliminua papritur ditën e djeshme nga “Big Brother VIP”, vetëm 2 javë pas hyrjes në shtëpi.
Pas vendimit që u dha nga Ledion Liço për largimin e Olsit nga BBV, aktori u pa mjaft i habitur, moment i cili u bë viral menjëherë në rrjet.
Mirëpo, Olsi duket se nuk e ka pritur aspak mirë këtë vendim të “Big Brother VIP”.
Menjëherë sa është eliminuar nga programi, aktori ka fshirë çdo foto dhe video që ndodhej në Instagramin e tij, ku shihej në ambientet e shtëpisë së “Big Brother VIP”.
Gjithashtu ai fshiu dhe një postim që ishte bërë në llogarinë e tij, ku kërkohej ta votonin për ta shpëtuar nga nominimi.about:blank